Shendeti

Pesha fitohet nga ora qe ushqeheni, e jo se çfarë hani

By vizional

July 27, 2017

 

Është ora në të cilën hani e jo sa kalori i konsumoni ajo që po ndikon në shtimin e peshës tuaj, sugjeron një studim i ri. Kjo do të thotë se ushqimet tuaja më të preferuara nuk është nevoja të shmangen, por mjafton t’i konsumoni ato në kohën e duhur. Dr. Joseph Takahashi, autor i këtij studimi, thotë se studimet e fundit sugjerojnë se dieta është efektive vetëm nëse kaloritë konsumohen gjatë ditës kur jemi aktiv dhe të vetëdijshëm. Studimet gjithashtu sugjerojnë se ngrënia në kohën e gabuar gjatë natës nuk do të shpie në humbje të peshës, pavarësisht dietës të cilës iu përmbaheni.