Lajme

Pesë ushqimet që duhet të hani pas moshës 30-vjeçare

By vizional

November 11, 2022

Të jesh në formë dhe të qëndrosh i shëndetshëm duhet të jetë një prioritet pavarësisht nga mosha. Por veçanërisht që nga mosha 30- vjeçare është thelbësore t’i kushtoni vëmendje të veçantë asaj që hani, sepse trupi fillon të mos jetë më i njëjti.

 

Shkaku qëndron në ngadalësimin e metabolizmit dhe rënien progresive të hormoneve të estrogjenit. Me kalimin e kohës, shumë funksione të organizmit priren të bëhen më të ngadalta dhe më pak efikase.

 

Kjo është arsyeja pse është thelbësore që në këtë moshë t’i kushtohet më shumë vëmendje mënyrës së jetesës. Një dietë e pasur me yndyra, sheqerna dhe ushqime të rafinuara e bën procesin e plakjes më të shpejtë dhe lehtëson shtimin në peshë.

 

Për të mbrojtur trupin tuaj dhe për të ruajtur formën dhe shëndetin, po ju tregojmë 5 ushqimet që duhet t’i hani më shpesh pas të 30-ave.

 

  1. Frutat e pyllit për të qëndruar të rinj dhe të bukur

 

Mjedrat, boronicat dhe manaferrat në përgjithësi janë ndër frutat më bujarë me antioksidantë. Ato sjellin sasi të larta të antocianit dhe vitaminës C, të cilat kundërveprojnë ndaj dëmevë të radikaleve të lira dhe formimit të rrudhave të para. Përbërësit fenolike me të cilat ato janë të pasura kundërveprojnë gjithashtu proceset inflamatore të cilat me kalimin e kohës mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe çrregullimeve.

 

  1. Sardelet dhe açuget për një mendje të mprehtë

 

Sardelet dhe açugeja janë ndër varietetet e peshkut më të pasur me acide yndyrore esenciale, në veçanti Omega 3, aleatë të shëndetit të trurit dhe kujtesës.

 

  1. Bajamet për luhatje të humorit

 

Një dorë bajame mes vakteve janë një alternativë e shkëlqyer. Përveç Omega 3 dhe Omega 6, të dobishme për funksionimin e sistemit nervor dhe për ekuilibrin emocional, ato sigurojnë sasi të mira të polifenoleve, substanca të afta për të reduktuar proceset inflamatore dhe oksiduese dhe për të përmirësuar funksionet njohëse.

 

  1. Makarona me miell integral për të luftuar shtimin në peshë

 

Krahasuar me ato me miell të bardhë, kjo ofron antioksidantë. Siguron fibra dhe janë më të tretshme. Janë të pasura me fibra që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe shmangin pikat e insulinës, të cilat shkaktojnë urinë.

 

  1. Portokallet për të qëndruar larg ënjtjes

 

Portokallet përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, e cila lehtëson prodhimin e kolagjenit dhe nxit tonin dhe butësinë e lëkurës. Përveç kësaj, ato janë të pasura me magnez dhe kalium, dy minerale që lehtësojnë qarkullimin e duhur të gjakut, duke luftuar ënjtjen.