Pesë motrat e vëllezërit ndahen në qytete të ndryshme, babai single i...

Pesë motrat e vëllezërit ndahen në qytete të ndryshme, babai single i birëson të gjithë që të rrinë bashkë

598
0

 

Pesë motrat e vëllezërit ndahen në qytete të ndryshme, babai single i birëson të gjithë që të rrinë bashkë

Lamont Thomas padyshim është një njeri me zemër të madhe.

Muajin e kaluar 48-vjeçari single birësoi 5 motra dhe vëllezër që të mund të qëndronin së bashku.

Të gjithë fëmijët janë nën moshën 6-vjeçare.

Thomas është kujdesur për dhjetëra fëmijë në 20 vitet e fundit.

Me adoptimin e Michaela, 1 vjeç, Major, 2, Nakia, 3, Jamel, 4, and Zendaya, 5 vjeç ai zyrtarisht bëhet baba i 12 fëmijëve.

10 prej fëmijëve të Thomas janë të adoptuar dhe 2 biologjikë.

Kur ai mësoi se 5 fëmijët e një burri, për të cilin ishin kujdesur vetë, ishin ndarë në katër qytete të ndryshme vendosi ti bashkonte.

Lamont aplikoi për birësimin e të gjithë fëmijëve. Dhe pasi i ushqeu për gati një vit 5 motrat dhe vëllezërit më në fund birësimi u bë zyrtar muajin e kaluar.

“Ata më japin energji të reja. Janë fëmijë shumë të dashur,”-tha ai. “Meritojnë të rriten si motra e vëllezër dhe kjo është lufta ime.”