“Përvoja më e vështirë në jetë”, Berluskoni del nga spitali pas 11...

“Përvoja më e vështirë në jetë”, Berluskoni del nga spitali pas 11 ditësh “luftë” me koronavirusin

387
0

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka fituar betejen me koronavirusin dhe ka dale nga spitalu ku u trajtua per 11 dite me radhe. “Ishte pervoja me e veshtire dhe e rrezikshme e jetes sime dhe kete e them me shume emocion”- ka thene ai, pasi ka dale nga spitali, raportojne mediat italiane.

Manjati mediatik, 83-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus pasi është kthyer nga pushimet, është shtrirë në spitalin San Raffaele në Milano më 3 shtator.

“Tri ditët e para kanë qenë jashtëzakonisht të vështira”, u ka thënë ai gazetarëve teksa është liruar nga spitali.

Dy fëmijët e tij – vajza Barbara 36-vjeçare dhe djali Luigi, 31-vjeçar, po ashtu kanë qenë në kontakt me virusin.

“Ka qenë e vështirë. Falenderoj mjekët fale te cileve unë kam tejkaluar atë që ndoshta ka qenë përjetimi më i rëndë i jetës sime”.

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011.

Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

 

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament.