Aktualitet

Përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Gent Cakaj bën gafën e madhe

By vizional

September 05, 2019

Në rrjetet sociale kanë vërshuar sot fotografi dhe shprehje të shenjtores së madhe shqiptare, Nënë Terezës.

Duket se të njëjtën mënyrë përkujtimi në tre vjetorin e shenjtërimit kanë ndjekur edhe politikanët. Por ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj duket se është ngatërruar me kohën që ka kaluar.

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Por në fakt kanë kaluar vetëm 3 vite kur në një ceremoni madhështore në vitin 2016 Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Kisha e Shenjtë në Vatikan.