Përveç trëndafilit, ja DETAJI që tregon se Arbana Osmani dhe i dashuri...

Përveç trëndafilit, ja DETAJI që tregon se Arbana Osmani dhe i dashuri i përfolur i saj e kaluan bashkë të dielën! [FOTO]

1135
0

Tashmë prej disa kohësh në media po përflitet për ndarjen e moderatores Arbana Osmani dhe për lidhjen e mundshme me regjisorin Eduart Grishaj. Asnjëri prej të dyve nuk ka pohuar të jenë në një lidhje dashurie, por as e kanë mohuar këtë gjë.

Ata janë bërë shpesh herë pjesë e portaleve ku nga media të ndryshme është shkruar se Arbana dhe Eduarti janë në një lidhje.  E diela që lamë pas e ka gjetur Arbanën në punë dhe këtë e tha me anë të një përshkrimi që vendosi në foton e saj.

“Kush është zgjuar për të punuar të dielën, të ngrejë dorën”, shkroi Arbana, por ajo nuk ishte e vetmja që punoi të dielën, pasi nga postimi i regjisorit të emisionit, Eduart Grishaj, kuptojmë se edhe ai ka qenë në krye të detyrës ditën e djeshme.