“Përveç stresit…”, Fatma Haxhialiu mesazh për Edi Ramën: Po na nxjerr gjak nga veshët

Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu ka realizuar një videomesazh, ku tregon se përveç stresit që po përjeton për shkak të gjendjes së vështirë që po kalon vendi, i duhet të përballet dhe me disa ‘fakte’ që e irritojnë. Pak me nota humori, Fatma ka përmendur ndër rreshta edhe kryeministrin, Edi Rama, duke u shprehur se mesazhet dhe telefonatat e tij të shpeshta për të larë duart e kanë stresuar edhe më shumë seç ishte.

“Përshëndetje të gjithëve dhe uroj që të jeni mirë ju dhe të gjithë ata që ju do zemrë, në këto ditë të vështira dhe plot ankth që po kalojmë. Vendosa që të ndaj këtë video me ju, me secilin prej jush, në mënyrë që të kuptoni se pavarësisht situatës që ndodheni, njerëz ka edhe më keq. Pse, do ta kuptoni në fund të kësaj videoje. Përveç stresit të Eno Popit, zërin e të cilit e dëgjoj çdo 20 sekondë në ekron që më thotë të laj duart, ndërkohë që duart e mia po kullojnë gjak nga një milion dezifektantët që kemi zbuluar kohët e fundit e të tjerë që po i shpikim në shtëpi, përveç Edi Ramës që po na nxjerrë gjak nga veshët sepse na del në çdo telefonatë. E morëm vesh që duhet të lajmë duart, e morëëëm veshhhhh….”– është shprehur Fatma Haxhialiu në videon e saj.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *