Aktualitet

Pertej nje sqarimi!/ Nga Albina Deda Gjoci

By vizional

December 20, 2017

Te dashur miq!

 

Zgjedhja e Prokurores se Pergjitheshme te perkoheshme ka bere qe gjithe keto dite te kem qene rendom e lakuar ne media,portale e rrjete sociale ndaj obligohem te sqaroj sa me poshte:

-Eshte shume e vertete se Arta Marku eshte njeri i afert i familjes time dhe per kete jam krenare.

Kam qene dhe jam prane saj çdo moment dhe indinjohem thelle nga pergojime e hamendesime te pabaza dhe shpifje te rendomta ordinere qe behen ndaj saj.

-Une nuk jam konstitucionaliste dhe as juriste por ajo qe mund ti servir hapur gjithe miqve dhe publikut eshte fakti se personaliteti dhe integriteti moral e profesional i prokurores Arta Marku eshte nje model i cili i ben nder ne çdo rast sistemit te drejtesise.

-Arta Marku eshte po ashtu modeli i familjares se perkryer,i nje zonje shembullore per familjen e saj, te afermit dhe miqesine.

-Prejardhja dhe geni familjar i Artes duhet ti bejne te skuqen ata qe intrigojne dhe hamendesojne te paqena.Nder brezni familjare ajo shquhet per atdhetari,nder,dinjitet,bujari,sojni e krenari te cilat i ka manifestuar dhe do i manifestoje me konseguence dhe ne kete post te larte.

-Une i perkas pa u lekundur asnje çast opozites,asaj opozite anti-komuniste,jo perfituese e jo abuzuese dhe insistoj per nje reformim te sistemit ne teresi dhe atij te drejtesise ne veçanti.

Por sistemin e bejne njerezit dhe Arta Marku ju siguroj se eshte njeri nga personat e duhur qe kuron me guximin,ndershmerine e profesionalizmin kete sistem te perçudnuar nga klonet e shemtuara te diktatures qe akoma e sundojne.

Edhe njehere proklamoj simpatine time te pakursyer per Arta Markun dhe besimin se do ta tregoje shume shpejt se eshte e drejte dhe pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit pavaresisht nga vjen e ç’emer ka.