Personazh/ Orkid Spahiu, përfaqësuesi dinjitoz i APD-së në qarkun e Durrësit!

Personazh/ Orkid Spahiu, përfaqësuesi dinjitoz i APD-së në qarkun e Durrësit!

1441
0

Nga Klodiana Hilaj

Nën siglën e APD-së, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 del në pah Orkid Spahiu, një kandidat dinjitoz për qarkun e Durrësit. Orkid Spahiu është një politikan që beson tek ndryshimi dhe ka qënë mjaft aktiv për çështje të cilat përshijnë garantimin e të drejtave dhe çuarjen në vend të dinjitetit të mohuar për dekada të të persekutuarëve dhe ish-pronarëve. Pinjoll i një prej familjeve të njohura patriotike të Veriut të Shqipërisë, Spahiu ka lindur në Kukës, ndërsa përsa i përket arsimimit është diplomuar për inxhinieri tekstile dhe shkenca juridike dhe me një master në të Drejtën Civile. Orkid Spahiu ka shërbyer në Administratën Publike në DPT, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë me përkushtim e integritet të lartë. Student i Dhjetorit ’90, aktivist për të drejtat civile dhe për të drejtat e të përndjekurve politik, si dhe të ish pronarëve, Orkid Spahiu është përfaqësuesi i të djathtës reale. Ndër prioritetet e tij përmendim mbështetjen e rinisë, iniciativës së lire, duke synuar çlirimin e energjisë së tyre pa pengesa nga kasta aktuale politike. Suportimi i të rinjëve do arrihet bazuar mbi reforma të caktuara, të cilat do krijojnë mundësi të reja kualifikimi dhe integrimi për rininë shqiptare. Programi që Spahiu përfaqëson nuk hedh poshtë punën e bërë nga paraardhësit e tij, por e vë theksin në punën e madhe që duhet bërë për zbatimin dhe përmirësimin e punëve të nisura më herët.

Fotografia e Orkid Spahiu

Duke refuzuar praktikën e sulmimit të kandidatëve të tjerë, Orkid Spahiu na sjell modelin e një politikani europian, i cili nuk ka frikë të pranoj si sukseset, ashtu dhe dështimet e seciles palë. Me një besim tek e mira publike, bashkëjetesa dhe ruajtja e principeve të konkurencës së lirë dhe transparencës së zbatuar me ligj, Orkid Spahiu sjell një program me një sërë reformash për qytetarët e Durrësit. 7 prioritetet të cilat APD-ja  dhe Spahiu do të ndërmarrin së bashku me grupin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë përfshijnë:

Dekomunistizimin, Muzealizmin, Rehabilitimin, Pronën, Diasporën, Sipërmarrjen, Shtetin Ligjor & Sistemin Zgjedhor. Orkid Spahiu dhe Aleanca Popullore për Drejtësi përfaqësojnë dhe do të mbrojnë interesat legjitime dhe kauzat e papërfaqësuara të së Djathtës, duke u bazuar në parimet e shtetit të së Drejtës dhe lirive njerëzore.

Fotografia e Orkid Spahiu

Një familjar dhe baba i përkushtuar, si dhe njeri vizionar dhe me ide të reja, Spahiu sjell një model të ri në arenën politike, politikanin kompleks europian, i cili ka si parim kryesor përkushtimin maksimal për kauzat e komunitetit dhe të elektoratit që ai do të përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë. Orkid Spahiu është padyshim politikani dhe përfaqësuesi i duhur për qytetarët e Durrësit! Pas 27 viteve, ku shqiptarët janë përfaqësuar nga e njëjta klasë politike e cila vazhdon të mos jetë efikase, është koha për të rifreskuar skenarin politik me njërez me vizione si Orkid Spahiu.