Përshtypje/ Elizabeta-Një mbretëreshë në sistemin tonë të drejtësisë!/ Nga Albina Deda

Përshtypje/ Elizabeta-Një mbretëreshë në sistemin tonë të drejtësisë!/ Nga Albina Deda

1510
0

-Sinqerisht deri dje ne seancen e Kuvendit une i perkisja asaj pjese qe nese nuk e kisha humbur totalisht besimin isha krejt skeptike nese ky sistem drejtesie ne Shqiperi te mund te kete njerez e forca te ngrihet aty ku duhet. Gjithmone ndodh që dhe raste te veçanta te mund te influencojne ne rikthimin e besimit. Dhe ky rast tek une ka emer e mbiemer te perveçem: Elizabeta Imeraj. Rasti i saj me shtyu  te hulumtoj gjate nga burime te shkruara dhe verbale per prokuroren e re qe dje publikisht dhe prej shume kohesh praktikisht eshte shendrruar ne embleme-mbretereshe te Prokurorise shqiptare! Elizabeta ka 13 vite qe punon ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Ajo asnjehere nuk eshte graduar nga eproret dhe as reklamuar por gjithmone nuk ka reshtur se punuari me profesionalizem,guxim e ndershmeri. Kur kolege te saj aspak meritore jane tejvleresuar Elizabeta eshte specializuar. Kur miqte e politikes nepotike graduar prokurorja plot seder e karakter ka doktoruar. Magjistrate me rezultate ekstremisht pozitive rasti”Tahiri”,nuk eshte sprova e sfida e saj e madhe. Ajo prej vitesh eshte perballur me raste te koklavitura organizatash kriminale. Eshte pikerisht Elizabeta qe hetoi e dokumentoi rastin e te ashtuquajturve “imamët”duke perballur me drejtesine nje organizate qe kishte konsumuar elementet thelbesore te terrorizmit. Shullazi qe tmerroi politiken,akademiket e bisneset u vu ne pranga e po hetohet me guxim po nga Elizabeta. Edhe dje ajo pati perballjen e radhes me emra te rendesishem te krimit nga korporata politike. Dje e pashe live modelin e zonjes se hekurt te ligjit,te profesionistes dhe guximtares qe na jep shprese e frymezim se drejtesia ne kete vend ka njerez qe i dalin per zot. U ndjeva mire per vete femijet e mi dhe vendin tim. Krejt njerezisht sot e pershendes prokuroren Elizabeta te cilen kurre nuk kam pasur rastin ta njoh por kjo nuk me ndalon te ndjehem krenare me te!