Perseri REALI. Penalltitë përcaktojnë fituesin e Superkupës së Spanjës

Perseri REALI. Penalltitë përcaktojnë fituesin e Superkupës së Spanjës

358
0

U luajt në Jeddah të Arabisë Saudite finalja e Superkupës së Spanjës mes dy ekipeve madrilene, Realit dhe Atleticos, shkruan Syri.net.

Fitues i këtij edicioni u shpall Real Madridi, i cili për herë të parë fiton Superkupën e Spanjës me formatin e ri, me katër ekipe.

Pasi eliminoi Valencian në gjysmëfinale, skuadra e Zidane mposht me penallti Atleticon, duke fituar trofeun.

Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën pa gola, ndërsa “galaktikët” u treguan të saktë nga gjuajtjen e 11-metërshave, duke triumfuar 4-1.