Aktualitet

Perseri Korça, regjistrohet një tjetër tërmet

By vizional

July 31, 2019

Një tërmet me magnitudë 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar në territorin shqiptar.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 01:43, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km larg Korçës.

Gjatë javëve të fundit rajoni i Korçës ka patur një aktivitet të lartë sizmik ku janë regjistruar disa dhjetra tërmete.

Një prej lëkundjeve ka pasur një magnitudë mbi 5 të shkallës Rihter, duke shkaktuar dëme në mbi 100 banesa, kryesisht në zonat rurale, por edhe panik te banorët.