Përse po vdesin njerëz dhe pas 2 dozave të vaksinës? Profesor Brataj...

Përse po vdesin njerëz dhe pas 2 dozave të vaksinës? Profesor Brataj shpjegon çfarë po ndodh me Covid-19 në vendin tonë

262
0

Muajin e fundit të infektuarit me Covid-19 janë shtuar shumë dhe situatë në vend është kritike. Sipas Profesor Skënder Brataj kjo gjë po ndodh si pasojë e disinformimit dhe gjithashtu të mos bërjes së vaksinave.

Në një intervistë për Top Chanel ditën e djeshme ai ka shpjeguar se shumë persona mendojnë se duke ndenjur në shtëpi do të kalojnë Covidin më lehte dhe bëri thirrje që njerëzit të informohen tek specialistët në momentin që sëmuren por edhe më parë.

“Është një moment shumë kritik i pandemisë nga informacioni i shumtë që vjen nga gjithë anët, por sidomos interpretimit. Por të kesh një bilanc të tillë me 115 vizita vetëm Covid dhe 1984 telefonata është sic i kishim kur kishim 4-5 pacientë. Kjo do të thotë se dezinformimi është i dëmshëm në popullatë. Ka njerëz në shtëpi të sëmurë, që nuk kërkojnë ndihmë, as tampone se po del fakti që virusi nuk ekziston dhe vaksina nuk shpëton.”

Po rastet me humbjet e jetës me dy dozat e vaksinës? Doktor Brataj e thekson se vaksina të mbron mbi masën 70 %, por humbje jete mund të ndodhin.

Brataj: “Vaksina nuk të mbron 100 % nuk do të thotë se po bëre vaksinën nuk do infektohesh dhe nuk mund të humbasësh jetën. Vaksina të mbron mbi masën 70 % sidomos për fashat në rrezik që i kemi përmendur. Fakti që tani ka më shumë mosha të reja të prekura, është sepse janë moshat më të pavaksinuara, dhe kjo shton numrin e tyre edhe në spitale.”