Lajme

Përse jemi më të rrezikuar nga sëmundjet kur jemi të stresuar

By vizional

November 06, 2020

Stresi afat-gjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik.

Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”. Ky mekanizëm ka si qëllim, që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme. Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet. Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik”është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta, që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Kështu, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve.

Si të përballeni me stresin?

Në ditët e sotme, stresi është thjesht i pashmangshëm. Ekspertët  japin këshillat e mëposhtme për tu përballur më lehtë me stresin dhe pasojat shkatërrimtare të tij.

Hiqni dorë nga teknologjia për disa orë në ditë dhe kaloni më shumë kohë në natyrë. 10 minuta në natyrë kanë një ndikim zbutës të stresit.

Lexoni një libër.

Bëni joga.

Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik.

Gatuani një vakt të shëndetshëm për veten dhe familjen.

Mbani ditar për ngjarjet e ditës.

Flisni me një shok/shoqe, të afërm ose dikë që e doni dhe ju përkrah.

Instaloni aplikacione që ndihmojnë në qetësim ose kundër stresit. Këto aplikacione në telefonin tuaj ju ndihmojnë dhe ju tregojnë si të meditoni, merrni frymë dhe shkëputeni nga situatat stresuese.

Një njeri i stresuar është konfuz dhe i paqartë në mendime dhe flet shumë shpejt. Praktikoni tëe folurën e ngadaltë duke u përqendruar tek fjalët, mendimet dhe reagimet.

Pini ujë, sepse dehidratimi ka tendencën të shtojë ankthi