PERSE FLET KJO MUZË E PERLAT HASANIT?/ Gezim Llojdia

PERSE FLET KJO MUZË E PERLAT HASANIT?/ Gezim Llojdia

539
0

Nje botim per rapsodin nga shkrimtari Idajet Jahaj

Rapsodët erdhën në një kohë kur ndihej shumë mungesa e lajmit .Nga mjegullinat e hirne të kohëve të largëta kemi një varg rapsodësh popullor që u njohën me emërtimin bejtexhi .Pas çlirimit të vendit një grup i tillë përballonte lajmet e ditës vetëm me teknikat e tyre shpirtërore. Në luginë të lumit të Kuçe nga rrjedhja e tij,pra rrugë-përshkrimi deri në zbritjen në det çdo fshatë ,mëhallë ,katund kishte rapsodin e tij ,ai i këndonte ngjarjeve të ditës flak për flakë. I këndonte me një gjuhë të pastër. Ndër ujërat më të kthjellët qelibari ishte gjuha e rapsodit popullor. Kuçi kishte rapsodët e tij nga Tartar Zeka me shokë,Bolena,Kallarati,Brati e kështu. Një ndër ata ishte Perlat Hasani. Nga Matogjini i Smokthinës,që sipas studiuesit Idajet Jahaj ai e zhvilloi prodhimtarin e tij nga vitet 1950-1975.

VJERSHA HISTORIKE E SATIRIKE

Idajet Jahaj studiues ka shkruar:Vjersha historike e satirike. Nga Matogjini i Smokthinës Shkollën fillore e mbaroi ne fshatin e mësues te atin, Hasan Brahimin, i cili vjet para çlirimit ne zonën e Lumit. 1935 —1937 ai kreu dy vjet t ë shkollën mësues ne Elbasan. Para çlirimit mbaroi Tregtare te Vlores, lshte i etur per dije mbaroi me korrespodence edhe atë përgjithshme,Vlore.Antifashiste doli partizan .Pas çlirimit ka punuar ne sektorin e kulturës, ne muzeun, e bibliotekën e qytetit. Vdiq 62 vjec, ne vitin 1982.P.Hasani ka qene njeri nder vjershëtoret dhe ka botuar ne gazetën ”Zeri i Vlorës”, në ne fletët e kohës si “Zegali”,Tyrjela” si dhe Hosteni”. Por shumicën me to madhe te ai e ka shkruar për t’u deklaruar me goje,. Prandaj ato ne fletët recitative humbene shume ato u mbajtën mend,përfundon studuesi Jahaj.Vjershat e tij janë botuar në gazetat “Zëri i Vlorës”,”Zegali,”Tyrjela”,”Hosteni”.Po sipas këtij studiuesi tematika e vjershërimit të P.Hasanit shtrihet në katër motive. Vjersha Historike, këngë për qytetin e lindjes,vjersha satirike, dhe ato familjare. Vjershërimet e gjetura nga ky studiues të krijuara nga P.Hasani janë vetëm një përqindje e vogël. Pjesa e madhe e krijimtarisë së tij është zhdukur. P.Hasani është një humbës i madh ku krijimtaria e tij nuk mbeti nëpër arkiva por shkoi nëpër gojët popullit. Në vjershërimet historike janë vetëm 8 krijime ku autori trajton çështjen hershmërinë paraardhësit tanë ilir .E lashta Iliri. Në Cipin përmbi Smokthinë. Donika në Krujë shkoi. Një kuvend që u tund dheu. Klubi i Vlorës Labëria.Një cikël vjershash të këtij autori i kushtohet heroizmit gjatë luftës clriimtare.Këngët e ngritura nga utori i kushtohen heronjve të kësaj lufte si Perlat Rexhepi,Qeriba Deri,Zonja Curre,heronjtë e Topoanasë.Vreshat satirikue përbëjnë edhe thelbin ekrijimtarisë të këtij krijuesi brilant popullor.Madje këtu ne shohim një disident të hapur të pushtetit.Ironia,sarkazma godasin si cekanë përmbi burokratët e atij sistemi.Po të shpalosësh kujtimet që janë vendosur në këtë libër poeti shprehet qartazi duke ironizuar kohën kur njerëzia dhe krejt shteti ishte përgatitur për të ngrënë barë por vetëm parimet të mos shkeleshin me këmbë.Lidhur me konceptin epronës private në një krijim thuhet qart si dritësim i diellit ;Mos do arrën eburimit/apo stanin e verrimit/Ato i hëngri Corrushi/Hysni Kapo e Gogo Nushi..Corrushi është Mehmet Shehu –kryeministri i shtetit komunist. Perlat Hasani ishte një lloj zogu jetonte në tokë por shpirti i tij i lirë, gjezdiste në të pamatat hapësira qiellore. Aktori V.Godoi ka treguar se perlati9n e ka njohur në vitin 1962 si punonjës të shtëpisë së kulturës. Ai krijoi spektaklin madhështor vlonjate”Dasma vlonjate”.Dule lexuar kalzimin e Asimes që thotë se në një përvjetor të Brigadës s ëpestë Perlati takoi shokët etij Maman Saliun,Bako Dervishin,Lulo Hoxhaj.Po atherë Perlati kishte nxjerr këngënb Në Cipin përmbi Smoklthinë..Në bisedë e sipër Mamani i tha;More po na e nxore Skënderbeun nga Smokthina me atë këngë?

-Hidhmë një kopjo raki ta bëjë Skënderbun nga Vranishti i tha Perlati.Hysen Ruka krijuesi brilant i këngëve smokthinjote thotë se me Perlatin ai ka bashkëpunuar nga vitet 1967 deri në vitin 1982 kur Perlsti vdiq pra 15 vjet..Ai bënte tekste të forta për grupin tonë. Merrte temën dhe të nesërmën sillte teskte të përosura sipas natyrës smokthinjotce.Një rrëfim i bukur është se kur nga Tirana në Vlorë kishte një bahce.Po një natë kusarët i kishin vjedhur misërat. E shoqja Mela i bëntë grënjë. E dëgjoi sa e dëgjoi në kulmin e mërzitjes i drejtohet bustit të Leninit mbi tavolinë. Mirë unë merhumi që si ndjeva dot,po ti që thua se shoh pas malit,pse si pe kusarët o Leniiiin!Dhe e rrëzoi bustin duke e bërë copash. Duke lexuar librin e autorit Perlat Hasani duhet të bëja një pushim të shkurtër te satira e mprehtë e këtij autori. Perlat Hasani është mjeshtër i saj si për çudi vargëzimin e ndërton aq bukurisht sa që të mbetet,të ngulitet në brendi të brendisë.Muzejen o shoqja Muzo/të lutem,na sill një uzo..thotë tek poezia bufetjera duke sjell në vëmendje atë kohë kur shitësit, magazinierët bishtrat e tjerë ishin më të rëndë se sqepari ngandonjëherë. Perl;at Hasani ka punuar në muze,drejtor dhe punonjës i kulturës për shumë vite. Duke e njohur se ç’fonde jepeshin për kulturën ai sajdisë këto vargje:Shtëpi e kulturës/mbete te këmba e urës/sipas porosive/atje ku qe mbeti/thotë komiteti/Këshin ce duan/nuk e mbledhin s’duan. Ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe ishin bërë ferr për punëtorë sidomos varfëria e madhe bënte që gjithshka tu varje si përgjegjësi këtyre të fundit. Po çfarë mund të bënin ato në një oaz ku shtrihej gjerësisht mbretëria e varfërisë. NSHF Selenica/i kthen petët në rosnica.Ose edhe pulat i kap tmerri/nga Hamdiu e nga skifteri…Fleta satirike e saja kohe “Zegali”, Tyrjela ’ishin tepër të tërhequra nga lexuesit. Kishte një arsye që mbizontronte. Shikohej një lloj opozitarizmi ,por në kuptimin e ngushtë të fjalës,ndaj fenomeneve të kohës që kultivonte regjimi. Një frazeologji pasur popullore shëtit në të gjithë krijimtarinë e autorit Perlat Hasani. Satira që mbizotëronte bëhej edhe nxiste problematikën që kishte koha .Kaq kishte në dorë një krijues. Perlati ishte djegur një herë kur ishte përfaqësues i misionit shqiptarë në Bari. Opozitar nuk mund të thuhet por një njeri me parime që luftoi dhe pa me sytë e tij se çfarë ishte regjimi që u ndërtua pas çlirimit si funksiononte ai dhe si shkoi definitivisht drejt degradimit moral,politik,ekonomik,shoqëror. Perlat Hasani është mjeshtër i përkryer i ndërtimit vargut .Ai i ndërton kaq thjesht dhe bukur aq sa sot poetët e këtillë do të kërkojnë vite dhe punë shpirti për të sjell një lloj vargëzimi si të Perlatit. Unë kërkoj të gjej ende rrënjë të thella në poezinë e tij sidomos atë satirike dhe më thellë e më poshtë shtrihen ato dhe ndërsa e ndjej veten të pazot të zgjatem deri në thellësi të thellësisë të poezisë së P.Hasanit. Sidoqoftë unë arrita diçka të kap,të prek nga kjo poezi ndenje,që gjithsesi është më e thellë se një analizë dhe më e bukur se një poezi .Kur njeriu lexon dhe ndjenë ai atëherë e kupton se poezia ka një shpërthim eksplozioni,mision më të mirë nuk e bënë ndoshta gjinitë e tjera ,muzika është diçka më sipër. Prandaj sado të sofistikuara të bëhen gjërat dhe kur thuhet se letërsia po vdes sidomos në kohët esotme,poezia kurrsesi nuk vdes dhe ska për të vdekur poezia e këtyre njerëzve brilant. Një frymëzim mistik është duke shtrirë edhe tek shpirti i hepuar i këtij poeti. Një, mjegullnajë që lëviz dukshëm me ngjarje, vende, që e materializon të bukurën deri në detaje. Një luzmë mistike, që lëviz si ndriçim i beftë. Një farë njësimi, që materializon këto dukuri i quajtur ndryshe misticizmi panteist i njohur dhe i vënë në dukje te Naimi.Se ç’janë poetët e tha Sokrati , thotë Poradeci. Poetët janë si ne, si unë, si ti si ai tjetri. Njerëz janë, hanë, pinë, dehen, zihen, grinden, kur shkruajnë poezi, një perëndi e veçantë u qëndron pranë i mëson ajo. Kur kjo perëndi largohet, ata bëhen prapë njerëz si ne, si unë, si ti, si ai tjetri.Vetëm me këtë botim autorin mund ta renditësh midis poetëve të kohës. Pas kësaj poezia e këtij autori do të kërkohet dhe do të gjykohet si një poezi që meriton jo vetëm vëmendje por edhe renditje nëpër antologji poetike apo libra shkollorë. Është një energji speciale jetësore dhe ndryshe quhet si energji e shpirtit. Duke e ditur se poezia është një riorganizim i raporteve të sendeve dhe njerëzve nëpërmjet riorganizimit të fjalës. Një tendencë spontane për të vënë re marrëdhëniet mes tyre nëpërmjet një rendi të ri të fjalëve, duke i pozicionuar nëpër vende të reja dhe duke u dhënë një konotacion të ri mund të thuhet se këto rregulla Perlat Hasani i ka njohur dhe i ka zbatuar më mirë askush tjetër. Mbetet i papërsëritshëm në llojin e vet. Një grup rapsodësh të kësaj krahine kanë lënë gjurmët e tyre. Gjurma e tyre është e thellë dhe e rëndë.Autori Bardhosh Gace te libri Kënga popullore e lumit të Vlorës shkruan për këtë autor:’Në këto udhë krijuese shfaqet edhe poeti popullor Perlat Hasani 1920-1980 i cili njihet në Mesaplik për këngën etij spontanet stilit folklorik. Poezit e tij ‘Shtatori katërmbëdhjetë,Zbritën shqipet nga foletë,Në luftë në Drashovicë,Perlat Rexhep zemër shkëmbi,Vlora trime flamurit,Dëshmorët e Mesaplikut,Shqipëri mali me zjarre anuan nga mënyra e kultivuar e këngës popullore. Shkrirja e vargut popullor me nunacat e poezisë së kultivuar ndihet në mjaftë raste tek Perlat Hasani. Poeti popullor Perlat Hasani, zhvilloi pasuroi më tej edhe poezinë satirike…Perlat Hasani ishte një lexues i pasionuar dhe njohës i mirë i historisë. Ai ka punuar drejtor muze,punonjës ndërsa kontributi i tij i madh vlerësohet në spektaklin madhështor :”Dasma vlonjate”. Autorja punon mjeshtërisht me teknikat e saj,për të peneluar gjithçka që sheh syri dhe mëndja e tij.Tani po e kuptoj arsyen kur ishim fëmijë lexonin bucet kënga labe .Përse në vitet ‘80 nuk doli më ai libërth i vogël më krijimet e rapsodëve nga Vlora. Kishte ikur defintivisht materialisht poeti. Ndërsa neve na mbetet pikërisht pjesa shpirtërore e tij. Është ajo që nuk njeh vdekje. Shpirti i poetit që rron.Duhet permendur puna e studiuesit dhe shkrimtarit te palodhur Idajet Jahaj.