Aktualitet

Përplasje pas mesnate te Juridiku, policia futet me forcë në sallën e ngujimit të studentëve

By vizional

January 11, 2019

Pas mesnate është regjistruar një incident mes rojeve të sigurisë dhe studentëve të Juridikut, të cilët janë të ngujuar në fakultet që prej mëngjesit të djeshëm. Mësohet se rojet e sigurisë kanë hapur me forcë derën që mbahej e mbyllur nga studentët. Ndërkaq, në oborrin e fakultetti ka pasur edhe efektivë të forcave policisë së shtetit. Kjo situatë ka irrituar studentët, të cilët megjithatë i bënë rezistencë dhe nuk dolën nga fakulteti.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme studentët e Juridikut paraqiten kërkesat e tyre në dekanat si mëposhtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

 

2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare

 

3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

 

4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.