Përplasja me Frrok Çupin, reagon Grida Duma: Përfaqësuesit e qeverisë humbën betejën...

Përplasja me Frrok Çupin, reagon Grida Duma: Përfaqësuesit e qeverisë humbën betejën me mua, sot mbllaçisin se kam goditur një folës të paguar nga Rama

229
0

Ish-deputetja Grida Duma reagon për herë të parë pas debatit të ashpër që pati mbrëmjen e djeshme me analistin Frrok Çupi, debat i cili kaloi deri në nivel personal.

 

Duma shkruan se përfaqësuesit e qeverisë, që sipas saj e kanë humbur betejën në debatin publik mbrëmjen e djeshme, sot pretendojnë se ajo ka “goditur” Frrok Çupin, dhe e quan këtë të fundit “folës të paguar nga propaganda e Ramës”.

 

“Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

 

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i  marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

 

 

Reagimi i plotë:

 

Të nderuar miq,

 

Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur  në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar  në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

 

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

 

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i  marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

 

Asnjë kompleks me këtë!

 

Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

 

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!

 

Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.

 

Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.

 

Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.

 

Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

 

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.

 

Ka gra e burra që me vlerat që kanë,  ndërtojnë  shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.