Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjen e banorëve të Astirit nme policinë gjatë mëngjesit të sotëm.
Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se është e papranueshme dhuna ndaj banorëve të Unazës së Re dhe arroganca është e patolerueshme.
“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.
Vijon…