Përplasja e banorëve me policinë, ministri Lleshaj i kritikon

Përplasja e banorëve me policinë, ministri Lleshaj i kritikon

556
0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas situatës së tensionuar të krijuar sot në afërsi të gjimnazit “Petro Nini” në kryeqytet, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembnin një bnnesë, tokën e të cilëve do ta merrnin ish pronarët. Gjatë protestës banorët rezistuan e u përplasën me policinë, ndërsa ministri i kritikon këta të fundit, duke thënë se në këtë rast nuk u treguan dinjitozë dhe efikasë.

Ministri Lleshaj në Twitter:

 

Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!