Aktualitet

Përplaset autobusi, plagosen lojtarët

By vizional

March 11, 2018

Një autobus më lojtarë të hokejt të kolegjit të Ilinois në SHBA, është përplasur mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se disa nga lojtarët janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Sipas mediave amerikanë shoferi ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është përplasur me pemët dhe mbrojtëset e autostradës. Disa nga lojtarët e plagosur kanë marrë plagë të rënda dhe janë në gjendje kritike.