Kronike

Përplasen dy makina te Porcelani, bllokohet qarkullimi për 1 orë

By vizional

March 27, 2019

Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në njerëz ka shkaktuar radhë të gjata dhe pritje për qytetarët tek Porcelani në Tiranë. Dëshmitarët që kanë dërguar për “BalkanWeb” edhe fotot e para nga vendngjarja tregojnë se në aksident u përfshinë një mjet tip “Citroen” dhe një “Benz”.

Ndërsa “Citoeni” kthehej majtas, “Benzi” që vinte me shpejtësi e ka përplasur nga pas. Mjetet u përplasën gati në mes të rrugës, duke e bërë kalimin të pamundur për gati një orë.