“Përparimi u mërzit se Zhaneta e tradhtonte, ajo flinte me muaj tek...

“Përparimi u mërzit se Zhaneta e tradhtonte, ajo flinte me muaj tek shtëpia jonë”/ Zbardhet dëshmia e gruas së 59-vjeçarit që vrau dy motrat: E dija për lidhjen intime..

406
0

Bashkëshortja e Përparim Tela, (Ademit) ka qenë në dijeni të lidhjes intime që burri i saj kishte me Zhaneta Metanin prej kohësh, por nuk kishte dalë kundër saj pasi donte lumturinë e tij.

Në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Panorama.al, ndër të tjera, është zbardhur edhe dëshmia e Vjollca Tela, bashkëshortja e autorit të vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit, në vigjilje të ndërrimit të viteve.

 

Siç thuhet në dosjen e Prokurorisë, burri i Vjollcës, Perparimi, që prej një periudhe rreth 20 vjetësh është njohur me Zhaneta Metani dhe kanë pasur lidhje intime bashkë.

 

“Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për ta prishur pasi e donte burrin dhe për të mbajtur familjen të bashkuar. Duke parë që burri shkonte mirë me Zhanetën ka menduar që të krijojë dalje familjare me të në mënyrë të tillë që edhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime të mos prishej”.

 

Madje gruaja e autorit ka deklaruar se ata kanë krijuar marrëdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa që kanë shkuar familjarisht në plazh me të, kanë bërë pushime në pPogradec, në Greqi dhe disa vende të tjera.

 

perparim_ademi1609494300

 

“Zhaneta ka fjetur bashkë me djalin e saj me muaj në familjen e tyre dhe ajo e ka pritur dhe përcjellë atë si mos më mirë. Nuk i ka ndërhyrë asnjëherë bashkëshortit se sa herë shkonte me Zhanetën apo hynte dhe dilte në banesën e saj”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Dita e krimit

 

Ndërkohë sa i takon ditës kur ndodhi krimi, Vjollca Tela tregon se Përparimi ka qenë i mërzitur dhe shkakun ia ka treguar dhe gruas.

 

Tradhtia e Zhanetës, duket se ka qenë shkaku që çoi 59-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

 

Ndërsa Vjollca tregon dhe se e mori vesh vrasjen nga djali i mitur i Zhanetës.

 

“Para dy ditësh  e ka parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e ka pyetur se cfarë problem kishte që ishte i mërzitur dhe ai kishte treguar që Zhaneta e kishte tradhëtuar.

 

Ajo i ka thënë le të tradhëtoj pasi në fund të fundit e ka të dashur, por ai i mërzitur i ka thënë se do largoheshin.

 

Bisedën me burrin e ka dëgjuar dhe djali i tyre i ka thënë bashkëshortit që të mos largohej ku djali i tyre ka qëndruar në banesë

 

Në datën 31, ajo deklaroi se është zgjuar nga gjumi në mëngjes dhe ku ka parë bashkëshortin në shtëpi i cili ishte i shqetësuar për shkak të Zhanetës.

 

Ndërkohë pasi ka bërë punët e shtëpisë, ka dalë për të bërë Pazar dhe në kohën kur është kthyer në banesë Përparimin nuk e ka gjetur në shtëpi.

 

E shqetësuar  në lidhje me këtë fakt ka marrë në telefon Zhanetën ku është përgjigjur duke qarë djali i Zhanetës, Anxhelo i cili ka treguar se Përparimi kishte ardhur në shtëpinë e tyre dhe kishte vrarë mamanë dhe më pas e ka mbyllur.

 

Ajo ka dalë nga banesa dhe është nisur në drejtim të shtëpisë së Zhanetës por atje ishte policia dhe ka ikur”.