Përmbytjet në Itali, shqiptarët pjesë e ekipeve vullnetare të emergjencës

Përmbytjet në Itali, shqiptarët pjesë e ekipeve vullnetare të emergjencës

775
0

Italia është prekur nga moti i keq këtë javë. Reshjet e dendura të shiut kanë gjunjëzuar Lombardinë, Emilja Romana dhe zonat për rreth, duke shkaktuar dëme të shumta. Raportohen përmbytje të kapanoneve, restoranteve, shtëpive nga dalja e një lumi në Modena.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë me qindra telefonata për ndihmë në këtë rajon. Stuhitë e shiut kanë shkaktuar dëme në çatitë e shtëpive dhe përmbytjen e tyrë në Lombardi, Emilia Romana, etj, ndërsa disa rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve.

Por përveç ekipeve shtetërore të emergjencës, në ndihmë të banorëve është bashkuar dhe ekipi “Mbrojtja Civile Vullnetare”, që përbëhet nga vullnetarë, ku nuk kanë munguar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë prej vitesh aty, siç është rasti i angazhimit në mënyrë vullnetare të shqiptarit Landi Hajazi. Nuk është hera e parë që Landi Hajazi angazhohet vullnetarisht në situata të tilla. Kujtojmë dhe ndihmën e dhënë gjatë kohës së pandemisë në fillimet e saj, në ndihmë të banorëve në këtë rajon.