Përmbytjet/ 1823 ha nën ujë në Shkodër, rruga për në Obot e...

Përmbytjet/ 1823 ha nën ujë në Shkodër, rruga për në Obot e pakalueshme

246
0

Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në qarkun e Shkodërs. Lidhur me situatën, Bashkia e Shkodrës ka publikuar në “Facebook” bilancin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Sipas njoftimit, në total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm.

Ndërkohë, problem vijon të jetë gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj.

Njoftimi i Bashkisë së Shkodrës

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 11.01.2021,ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha

Tokë e pakultivuar 526 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 210 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha

Grurë 40 Ha

Pemtore 5 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 265 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Grurë 55 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 15 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha

Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç