Përgjimet : Rama e çon në gjykatë, Tiede , Nuk...

Përgjimet : Rama e çon në gjykatë, Tiede , Nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur

298
0

Pas përgjimeve, Rama sfidon gazetarin gjerman: Do ta çoj në gjykatë gazetarin gjerman

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të padisë në gjykatë gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të një sërë përgjimeve nga dosja “339” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Rama thotë se gazetarin, i cili së fundmi publikoi 16 përgjime të reja në gazetën më të madhe gjermane “Bild”, do ta padisë po një një gjykatë gjermane.

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama në Twitter, mesazh që ka vendosur ta postojë edhe në gjuhën angleze.

Peter Tiede i përgjigjet Ramës: Nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur

Peter Tiede, gazetari i Bild, i ka kthyer një përgjigje shumë ‘të përzemërt’, kërcënimit të Ramës se do ta hedhë në gjyq, Tiede i shkruan Ramës se “Kreu i qeverisë nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur’

Mesa duket, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorisë të hetojë. Meqë është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, se si funksionojnë gjykatat reale funksionale me prokurorë të pavarur (për të cilat janë fajtore edhe qeveritë e mëparshme).”