Përgjimet me rusët, Hashim Thaçi zbulon telefonatën 20 minutëshe me Zoran Zaev:...

Përgjimet me rusët, Hashim Thaçi zbulon telefonatën 20 minutëshe me Zoran Zaev: Më kërkoi falje

385
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar bisedën mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe dy komedianët rusë, të cilëve iu kishte thënë se ka një plan për ndarjen e Kosovës.

 

Lindur me këtë Thaçi është shprehur se Zaev e ka telefonuar mbrëmë dhe i ka rrëfyer se ato biseda janë bazuar në thashethemet ruse dhe se nuk ishin reale. Thaçi ka theksuar po ashtu se kryeministri maqedonas i ka kërkuar falje.

 

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë. Ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme”.

 

Sipas mediave në Kosovë, i pyetur se si do të jenë tani raportet me fqinjët, Thaçi është shprehur: “Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”.