Aktualitet

Përgjimet e Dakos/ “Po bëjmë avokatin e mafias”, sherri Marku-Hoxha

By vizional

May 20, 2019

Në emisionin Opinion pati një përplasje me gazetarit Artan Hoxha dhe analistit Mark Marku, në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ku thuhet se është i përfshirë dhe kryebashkiaku i Durrësit.

 

Pjesë nga debati:

 

Mark Marku: Edhe mediat po bëjnë avokatin e mafias

 

Artan Hoxha: Problemi është Edi Rama

 

Mark Marku: Ti e mbron…

 

Artan Hoxha: Unë them luhen me qindra milionë euro, ti thua me 50 euro…

 

Mark Marku: Ti thua luhet një kartel, karteli është problem politik

 

Artan Hoxha: O Mark, ti thua morra vesh për 50 euro unë them kartel. O Mark

 

Mark Marku: Me kë po flet?

 

Artan Hoxha: Unë denoncoj mafje me qindja milionë euro…

 

Carlo Bollino: Vonesa për të mbledhur prova të shumta për të kundërshtuar Dakon. Deri tani me sa duket prokuroria ka mbledhur ato prova. Nuk ka përgjime të tjera me sa di unë. E kanë pyetur për Avdylin, e ka pranuar që ka njohur. E ka pyetur për marrëdhënie politike. E ka pyetur nëse ishin anëtarë të PS. Ka thënë se nuk iu ka dhënë tenderë, as favore… Ka pranuar që kanë kërkuar favore, por sipas tij nuk ka pranuar.

 

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po zhvillohen për zgjedhjet e vitit 2017.

Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale.

 

Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja”, ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person.

 

Përgjimet e kësaj dosje gjatë operacion “Volvo 4” çuan në shkatërrimit e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndërsa hetimi për blerjen e votave në Durrës u veçua në një tjetër dosje, 339/1/.