Përfundon votimi për anëtarin e KLP, Donika Prela përjashtohet nga gara

Përfundon votimi për anëtarin e KLP, Donika Prela përjashtohet nga gara

314
0

Ka përfundon votimi për anëtarin prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela është përjashtuar nga gara dhe shkak për këtë është bërë vonesa e paraqitjes në mbledhje.

Në garë për anëtarë të KLP ishin edhe Esmeralda Keshi dhe Vladim Mara, të cilët kandidojnë për zëvendësimin e Gentian Osmanit, i cili u shkarkua nga vettingu.

Mbledhja e zhvilluar në hotel ‘Tirana’, ishte thirrur nga kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa pjesëmarrja ishte e detyrueshme.