Përfundon takimi në Presidencë, Rama 60 minuta në zyrën e Metës

Përfundon takimi në Presidencë, Rama 60 minuta në zyrën e Metës

415
0

Kryeministri Edi Rama të mërkurën zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takimi zgjati pak më shume se një orë dhe mësohet se është kërkuar nga shefi i ekzekutivit, por që ishte shtyrë disa herë për shkak të axhendës së kryeministrit. Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe vjen në vazhdën e konsultimeve për negociatat me Greqinë. Kreu i shtetit duhet të japë autorizimin për nisjen e negociatave, megjithatë Meta i ka kërkuar dy herë informacion shtesë ministrit të Jashtëm. Ky i fundit, i ka dorëzuar kërkesën për marrjen e autorizimit për plotfuqishmërinë Presidentit Meta. Ndërkaq, Meta ka zhvilluar disa takime për konsulta me ish-Presidentët, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Bujar Nishani e Sali Berisha. Edhe opozita ka shprehur skepticizëm sa i takon listës me negociatorë si dhe ka akuzuar për spiunazh kolonelin Artur Meçollari.