Ka përfunduar takimi mes krydemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta.
Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta. Ndërkohë, Basha është larguar nga Presidenca në drejtim të selisë blu.
Ende nuk dihet se çfarë u diskutua mes Bashës dhe Metës në këtë takim të shkurtrë mes tyre.
Ndërkaq, kreu i shtetit ashtu sikurse ka paralajmëruar do të jetë në pritje të kryeministrit Edi Rama deri në orën 13:00,ndërsa në zyrën e tij shkoi sot që në 05:00 të mëngjesit.
Ky i fundit e refuzoi ftesën publikisht duke u shprehur se është i zënë me fushatën.