Aktualitet

Përfundon takimi i kreut të opozitës Lulzim Basha me aleatët në selinë blu.

By vizional

July 01, 2019

Në një pronocim për mediat kreu i republikanëve, Fatmir Mediu nuk dha shumë detaje se për çfarë biseduan me Bashën.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët Mediu deklaroi se çdo gjë që siguron zgjedhje të lira do të ndodhë.

‘Çdo gjë që siguron zgjedhje të lira do të ndodhë. Nuk më ka shkuar mendja kurrë në hapjen e kutive. Shqiptarët refuzuan qeverisjen e korruptuar dhe votimet farsë dhe duhet të dinë se cfarë ka ndodhur me atë proces’, tha aleati i Bashës.

Kujtojmë se ky takim erdhi menjëherë pas deklaratës së shefes së OSBE/ODHIR Audry Glover lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.