Përfundon studimi i objekteve që trasmetojnë Covid-19; Ja sa të rrezikuar jeni...

Përfundon studimi i objekteve që trasmetojnë Covid-19; Ja sa të rrezikuar jeni që nga momenti kur dilni nga shtëpia

335
0

Tashmë është bërë 1 vit ku po jetojmë sëbashku me Koronavirusin, dhe patjetër që janë bërë studimi më të thella dhe më specifike. Kështu është dhe ky i fundit.

Shkencëtaret Amerikanë që nga muajt prill dhe qershor kanë studiuar dhe marrë mostra të ndryshme që nga dyert e supermarketeve, dorezat, ATM dhe objektet të cilat janë më te prekshmet pasi dalim nga shtëpia.

‘Rreziku i vlerësuar i infeksionit nga prekja e një sipërfaqe të ndotur rezultoi i ulët, më pak se pesë në 10,000. Kjo sugjeron që fomitet (objektet që mund të kenë infeksion) luajnë një rol minimal në transmetimin e komunitetit SARS-CoV-2’, thuhet në studim.

Në këto vende u zbuluarn grimca virusi rreth 8%, pra një numër shumë i vogël.

Pra konfirmohet dhe njëherë se mënyrat kryesore për infektimin me Covid-19 janë nëpërmjet komunikimit, tështimës dhe kollitjes.