PËRFUNDON NË MESNATË, DARKA E RAMËS ME DEPUTETËT. ÇFARË U VENDOS PËR...

PËRFUNDON NË MESNATË, DARKA E RAMËS ME DEPUTETËT. ÇFARË U VENDOS PËR ZGJEDHJET

411
0

Mbrëmjen e së martës kryeministri Rama mblodhi në një darkë informale deputetët e PS-së me të cilët mësohet se ka biseduar për fushatën zgjedhore si dhe situatën politike në vend.

Mësohet se darka informale ka zgjatur deri në mesnatën e së martës dhe është zhvilluar në ambientet e vilës 31 në zonën e ish Bllokut.

 

Partia Socialiste ka vendosur që fushata zgjedhore të çelet në Tiranë me një miting madhështor që do të zhvillohet në 1 qershor në ambientet e Parkut Olimpik në orën 17:00.

Partia Socialiste është e vendosur të respektojë Kushtetutën dhe të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për t’i bojkotuar ato.