Përfundon evidentimi i dëmeve nga tërmeti, Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam nëkohë rekord...

Përfundon evidentimi i dëmeve nga tërmeti, Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam nëkohë rekord banesat e dëmtuara

350
0

Falë aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhevlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të1220 banesat e prekura. Në panairin“Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjiaka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot kanisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike. “Teknologjia tabën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemipërfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave tëdëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por nëRajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i ciliquhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë nëBërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund tëshkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai.Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesipërfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri. Në vijim tëpolitikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia eTiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin emakinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin emjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç uveprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana. “Testi i taksiveelektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, poredhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike.Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë tëtilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazëemancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”,tha Veliaj. Duke sjellëshembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinaveelektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re tëautomjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për njësistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar njësistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese nëBovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemimundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra,praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkiatashmë ka aplikuar tek kompania Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin emjeteve elektrike në Tiranë. “Tirana TechOpen” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionite krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjëqë vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhemundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve tësuksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.