Përfundoi misionin e tij në Shqipëri, Meta pret Sorecën: Diskutuam për forcimin...

Përfundoi misionin e tij në Shqipëri, Meta pret Sorecën: Diskutuam për forcimin e institucioneve demokratike dhe rëndësinë e çeljes së negociatave drejt anëtarësimit në BE

400
0

 

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca, i cili tashmë do të largohet nga Shqipëria drejt një misioni tjetër.

Gjatë pritjes me Sorecën, Meta ka theksuar se çelja e negocatiave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takohesha me Ambasadorin Luigi Soreca, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Ambasador i Delegacionit të BE në Tiranë.
Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE.
Çelja e negocatiave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE.
Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/519417299553510

Shperndaje