Kronike

Përfshihen nga flakët dy banesa në Surrel, raportohet për dëme materiale

By vizionc

December 17, 2019

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në zonën e Surrelit, në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa nga zjarri raportohet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 09:52 në Surrel janë përfshirë nga flakët dy banesa ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Nga hetimet paraprake zjarri ka qënë aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.