Përfitimet e jashtëzakonshme të çajit të dafinës; ja pse të sëmurët me...

Përfitimet e jashtëzakonshme të çajit të dafinës; ja pse të sëmurët me diabet duhet ta përdorin sa më parë  

395
0

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të publikojë herë pas here shifrat e tmerrshme të përhapjes së diabetit, një sëmundje e cila është kthyer në një prej sfidave të mjekësisë, duke shënuar plot 422 milion pacientë në të gjithë botën. Ndërkohë sipas një studimi të vitit 2018 nga ‘’Shoqata Amerikane e Diabetit” gati 30.3 milionë amerikanë, ose 9.4% e popullsisë në moshë madhore, janë të prekur prej tij, duke e renditur si sëmundjen e dytë më të rrezikshme në nivel kombëtar pas kancerit të mushkërive. Pacientët e prekur nga kjo sëmundje e rëndë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë këtë të fundit në masën dhjamore, qelizat muskulare apo në mëlçi ku përdoret si burim energjie. Ata duhet të bëjnë kujdes sidomos me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, të cilët konsiderohen edhe si faktori kyç që mban larg diabetin.

Sot ju propozojmë që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini mbi të gjitha çajin e dafinës. Gjethet e dafinës janë një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik, kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi. .

PËRBËRËSIT: 4 gota ujë (1 litër) dhe 2 lugë gjelle gjethe të freskëta dafine(30 g)
PËRGATITJA: Vini ujin në zjarr dhe lëreni të vlojë gradualisht. Më pas shtoni gjethet e dafinës, plus disa pika vaj esencial të vajit të dafinës dhe lërini të ziejnë edhe për disa minuta të tjera. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë në temperaturë ambienti për 10-15 minuta dhe filtrojeni. Sipas ekspertëve të shëndetit nuk duhet të pini më shumë se 4 gota në ditë nga ky çaj. Edhe pse dafina është një bimë me veti të padiskutueshme medicinale, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktojë dermatit, astmë ose alergji. Mund të shkaktojë gjithashtu nausea (të vjella) dhe irritojë muret e zorrëve. Dafina ka veti fantastike, të afta për të ulur nivelin e glukozës në gjak. Sidoqoftë, nuk duhet të zëvendësoni ilaçet e përshkruara nga mjeku, por përkundrazi ta konsumoni si një ilaç natyral shtesë.