Përdorimi i detyrueshëm i pasaportës së vaksinimit, Britania heq dorë ende pa...

Përdorimi i detyrueshëm i pasaportës së vaksinimit, Britania heq dorë ende pa bërë prezantimin e planit

278
0

Përhapja e varianteve të reja të Covid, ka rikthyer masat e kufizuese të Covid ose përdorimin e detyruar të çertifikates së vaksinimit, por qeveria Britanike duket se nuk e ka më një plan të tillë.

Sipas BBC, raportohet se Britania ka hequr dorë nga plani për përdorimin e pasaportave të vaksinave për lejimin e hyrjes në clube nate apo evente të mëdha.

Sajid Javid, Ministri i Shëndetësisë tha në një deklaratë për mediat së kjo ide ishte vlerësuar si e tepruar. Plani i krijuar nga Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut pritej të prezantohej në fuqi në fund të muajit.

Jo më larg se një javë më parë, Ministri i Shëndetësisë e kishte shtruar këtë ide si mundësinë më të mirë për të mbajtur hapur lokalet e natës e lehtësuar punën e tyre. Qeveria njoftoi se plani do të mbahej ‘rezervë’ për më tëj në rast se situate e pandemisë përkeqësohet.

Sipas planit, për të patur mundësi të marrin pjesë në eventet e mëdha apo për të hyrë në klubet e natës, qytetarët do të duhej të kishin pasaportën e vaksinimit të dyfishtë, test negativ të covid ose përfundimin e karantinimit pas një testi pozitiv PC