Përdhunuan 13-vjeçaren/ Arrest me burg për 7 adoleshentë, 1 në kërkim

Përdhunuan 13-vjeçaren/ Arrest me burg për 7 adoleshentë, 1 në kërkim

480
0

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për shtatë adoleshentë, ndërkohë që raportohet se një 15 vjeçar është në kërkim. Ata akuzohen për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. “BalkanWeb” bën me dije se të rinjtë janë arrestuar ditën e djeshme ndërkohë që përdhunimi i vajzës 13-vjeçare, në një shkollë të Kavajës, u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook. Në denoncimin e ish-kryeministrit Berisha thuhej se 13-vjeçarja ishte përdhunuar nga 8 djem të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe se kjo ngjarje ishte fshehur nga autoritetet përkatëse, madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse kishin kaluar 2 muaj.