Përdhunimi i 13 vjeçares, flet Elisa Spiropali: Raste të tilla ka kudo...

Përdhunimi i 13 vjeçares, flet Elisa Spiropali: Raste të tilla ka kudo në botë, bëhen edhe filma

1246
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë sot në një deklaratë për shifrat e basteve të mbyllura dhe fitimet që i kanë sjellë shqiptarëve mbyllja e pikave të tyre por ndërkaq ka komentuar edhe përdhunimin e 13- vjeçares në Kavajë.

 

Spiropali ka dënuar aktin ashtu sikurse edhe përdorimin sipas saj që PD po i bën kësaj ngjarjeje për qëllime politike.

 

“Rast tmerrësisht i rëndë që duhet hetuar deri në fund, ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti nuk u besoja syve kur pashë deklaratën e PD, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar.

 

Policia e shtetit në rastin konkret, sapo mori denoncimin, ka filluar menjëherë hetimin. Personat e përfshirë janë tashmë duke u hetuar nga Prokuroria dhe jemi të sigurt që Prokuroria do të bëjë detyreën e saj, ashtu sikundër Agjensia për Mbrojtjen e Fëmijëve e ka marrë vajzën në kujdes psiko-social dhe kujdes shëndetësor, pra autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende të tjera shumë të zhvilluara, raste në Amerikë, Suedi, Finlandë e kudo tjetër. Bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme që kanë një ndjeshmëri të lartë sociale ama kurrë asnjë parti politike në këto vende nuk del për ta përdorur rastin për politikë dhe për ta gjetur fajtorin, shkaqet dhe pasojat te qeveria e një vendi”, tha Spiropali.