Përballja në ‘Royal Family’, takimi kokë më kokë mes Elisabetta II, Harry...

Përballja në ‘Royal Family’, takimi kokë më kokë mes Elisabetta II, Harry dhe Meghan në telefon

111
0

Princi Harry i Britanisë së Madhe pritet të takojë sot gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë për të diskutuar planet e tij për tu tërhequr nga detyrat mbretërore.

 

Princi Charles, babai i Harryt si dhe William, do të marrin pjesë në mbledhje.

 

Harry dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Suseksit, njoftuan të mërkurën se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore, duke ndërtuar pavarësine e tyre financiare dhe duke ndarë kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

 

BBC dhe media të tjera britanike deklaruan se Mbretëresha do të zhvillojë bisedime me nipin e saj në pronën Sandringham për rolet e ardhshme të Harry-t, 35 vjeç dhe Meghan-it, 38 vjeç.

 

 

Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje nëpërmjet telefonit.

 

Megjithatë sipas Buckingham Palace, Harry dhe Meghan nuk e kanë konfirmuar takimin.

 

Shumë komentatorë dhe gazeta kanë kritikuar planet e çiftit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...