Për të realizuar një set mahnitës fotografish, një çift i sapomartuar ka...

Për të realizuar një set mahnitës fotografish, një çift i sapomartuar ka ndërmarrë një udhëtim në 33 shtete

462
0

24-vjeçari Nick Aust dhe 27-vjeçarja Zoe nga New Jersey vendosën që të realizonin fotografitë e dasmës jo vetëm në ceremoni por edhe në disa nga monumentet më të bukura të botës. “Daily Mail” shkruan se ata të dy kanë kaluar nëntë muajt e parë të 2018 duke udhëtuar në Barcelonë, Dubai, Romë, madje edhe në Murin e Madh të Kinës si edhe malin Everest për të krijuar ‘albumin e jetës’. Zoe dhe 24-vjeçari u fejuan në vitin 2016 dhe u martuan në dhjetor 2017. Ideja për të realizuar fotot në vende të ndryshme të botës erdhi nga premtimi që i kishin bërë njëri-tjetrit në takimin e tyre të parë. Kur Nick dhe Zoe janë takuar fillimisht, kanë premtuar se nëse lidhja e tyre do të ecte përpara, do të udhëtonin bashkë nëpër botë. Udhëtimi i tyre i parë ka qenë në janar të vitit 2018 në Tajlandë.