“Për një borxh qiraje”/ Vrau 4 pjestarë të familjes shqiptare, detaje ‘shokuese’...

“Për një borxh qiraje”/ Vrau 4 pjestarë të familjes shqiptare, detaje ‘shokuese’ mbi autorin: Donte të ‘zhdukte gjurmët’ duke ngarkuar kufomat në rimorkio…

599
0

61-vjeçari pronar i shtëpisë së familjes nga Andravida, i cili u arrestua pak pas mesnate në Patras, ka rrëfyer krimin e tmerrshëm të katërfishtë të familjes shqiptare.

61-vjeçari u transportua sipas mediave helene mëngjesin e sotëm nga Patras në Pirgos dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Ilia, ku gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka vrarë Armando dhe Maria Klotsi, si dhe dy fëmijët e tyre , një dhe dy vjeç.

Krimi dukej i paramenduar, me qëllim që autori të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Sipas informacioneve, familja e tij i kishte borxh një qira. Mirëpo, informacionet thonë se 61-vjeçari ka dashur t’i dëbojë pa skaduar qiraja.