Çifti Amal dhe George Clooney dhuruan 1 milion dollarë për luftën kundër grupeve që përhapin urrejtje. Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney deklaruan se Fondacioni “Clooney” dhuron 1 milionë dollarë për Qendraën Ligjore Jugore për të varfrit në SHBA, për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje. Aktori i njohur theksoi se dëshirojnë materialisht dhe shpirtërisht ta mbështesin betejën për barazi, duke shtuar se “Nuk ekzistojnë dy anë të jotolerancës dhe urrejtjes”. Fondacioni “Clooney” javën e kaluar dhuroi 2 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë.