Për lëkurën e yndyrshme, maskë me karota

Për lëkurën e yndyrshme, maskë me karota

330
0

Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju. Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit. Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë.

 

Duhen:

 

 

▪ 2 lugë miell,

▪ një e bardhë veze

▪ 1 lugë gjelle karotë

 

Përgatitja:

 

Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur.

 

Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

 

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.