Aktualitet

“Për çdo shërbim ke 50-shen, me gjithë zemër” – zbardhen përgjime të reja të Zogut me një vajzë dhe policen: 200 euro ia bëri “vetullat”, unë dua 100 të pathyera!

By vizional

January 05, 2020

Detaje të reja dalin nga përgjimet e bisedave të “Zogut të Tiranës”, i cili teksa ka kaluar një natë në hotel “Autostrada”, me punonjësen e policisë dhe 5 persona të tjerë, Hermes Nikaj, bisedon në mesnatë me punonjësen D.B, ku kjo i premton pjesën e parave.

Ndër të tjera, punonjësja e policisë, i thotë se një nga djemtë që ndodheshin në hotel, e kishte marrë në telefon në mesnatë, duke i pohuar se nëse nuk e zinte gjumi do i shkonte në shtëpinë e saj, pranë prokurorisë së Tiranës, ndaj ta mbante telefonin hapur. Veç kësaj bisede, në dosjen e prokurorisë evidentohen dhe një sërë komunikimesh të tjera, ku Zogu i Tiranës, bisedon për “bërjen e vetullave” dhe për çdo “bërje vetulle”, Hermes Nikaj kërkonte pjesën e tij prej 50 euro.

Në përgjimet e sotme të “Shqiptarja” evidentohen raste të tjera ku “Zogu i Tiranës” i nxjerr vajza të ndryshme disa personave, ku mes tyre është dhe një person 60 vjeçar që thërritet si “Adi Boli” dhe me një vajzë,ku kjo e fundit i thotë Zogut se për çdo shërbim e ke të mbyllur, e ke hallat 50-shen.

Në 30 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet në orën 11:03 nga një vajzë. Ajo bisedon me “Zogun e Tiranës”, për një shërbim dhe ky i fundit i thotë se për çdo shërbim “unë kam 50-shen time”.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Shpirti si je? Në orën dy vjen ai burri. Vajza: Në orën dy vjen? Unë t’i kam lënë që mbrëmë Zogu: Desha të thosha, shumë mirë që the hajt për gjys ore, se këto i dun tani të marrin ça të mari, t’i fitojmë janë të momentit, se nesër kthejnë mendjen këta,ti e di si janë këto punë shpirti, orar pa orar, për çdo shërbim unë kam pezjeçen. Vajza: E ke të mbyllur për çdo shërbim ti ke pezjeçen, dhe e ke hallall me gjithë zemër. Zogu: Mirë shpirti, faleminderit paçim shpirti…

Po në këtë datë, në orët e pasdites rezulton se Hermes Nikaj ka telefonuar një vajzë tjetër që është identifikuar, S.H dhe të dy bashkëbisedojnë për një shërbim që ata në bisedë e quajnë “bërja e vetullave”. Pikërisht për të “bërë vetullat”, duhet të marrin një shumë prej 200 euro dhe nga kjo shumë vetë Zogu, do fitojë 50 eurot e tij. Mes “Zogut të Tiranës” dhe vajzës S.H., zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

S.H: Zoguuu Zogu: O dashuria ime S.H: O shpirt unë thashë se të ka ngel hatri Zogu: Uuu qyqja, me ty kur o zemër unë e kuptova për dy minuta do kishim marr no një lekë, po hajde se vijnë ato nesër. S.H: Nesër o shpirt do vijnë ato, s’kanë ku të ikin Zogu: Po s’dal pa njëqind euro unë e di ti, do vijnë ato të dy, ej dëgjo zemrën tate, e di ti që unë kisha fitim edhe tek vetulla S.H: Kush ja bëri vetullat? Sa lek ja bëri vetullat? Zogu: Dyqind euro, një pezjeçe ja mora unë. S.H: Shumë mirë zemra ime, bravo takohemi nesër. Zogu: Po në orën shtatë e gjysëm, thuaj njëherë dhe këtë opsionin e katërqind euroshit, se ka lek ajo, sa i shkon. S.H: Po hë se ja ul unë dhe një çikë, pa merak. Zogu: Dëgjo këtu, unë dua njëqind euroshe të pathyme prej teje S.H: Mirë o dritë, se i rregulloj unë të dy pa merak Zogu: Okej ashtu e lemë…

Ndërkohë në orën 20:17 të po kësaj dite Hermes Nikaj i dërgon mesazh vajzës së përgjimit të parë ku flet për 50-shen, duke i shkruar: ”…dashuria për pak do iki t’i marr unë…”. Ndërsa një ditë më pas Nikaj i dërgon mesazh S.H, duke i shkruar si më poshtë: ”…se do marrim një dorë të mirë…”.

Bisedat me “Adi Bolin” për një vajzë…

Gjithashtu në datën 1 gusht 2019, në orët e pasdites Hermes Nikaj, telefonohet nga një person që identifikohet si “Adi Boli”, rreth moshës 60-vjeç. Ky person i kërkon vajza dhe se Zogu, duhet të bëhet gati nga ora 8, pasi ai do vinte ta merrte me makinë afër shtëpisë.

Adi Boli: Alo, ça bërë si kalove? Mirë si je ti? Zogu: Bërtit pak… Adi Boli: Hë do pimë ndonjë kafe, si e ke programin? Zogu: Kush je ti? Adi Boli: Adi mo Adi, “Boli”. I ke fshirë numrat ëëë? Zogu: Kush Adi morë? Uaaaaa Adi Boli: Eeee qerrata qerrataaa Zogu: Adi me makinë nga darka Adi Boli: Nga darka? Zogu: Kur thua ti? Ora shtatë për shembull. E kuptova e kuptova. Të kuptova. Kur mendon ti pak a shumë? Adi Boli: Nga ora tetë, tetë e gjysëm. Zogu: Për nja nji orë mirë, po po të kuptova Adi Boli: Vetëm e ke parasysh ti Zogu:Po po e kuptova Adi Boli: Mirë Zogu: Të kuptova zemër hajt.

Fiks në orën 19:00, “Zogu i Tiranës” i dërgon mesazh “Adi Bolit” duke i pohuar se ishin bërë gati dhe se ai duhet të paraqitej në afërsi të rrugës së Durrësit, në kryeqytet.

Zogu: Hajde më merr në orën 8 tek (një emër hoteli) Adi Boli: Ok Zogu: A të dal? Adi Boli: Të bëj unë telefon Zogu: Ok ty po të pres, gati jemi.

Pasi “Adi Boli” vjen afër shtëpisë së Zogut, agjentët e policisë e kanë vëzhguar atë teksa hipën në një automjet Mercedes Benz ML të bardhë, i cili po e priste tek hyrja e bllokut të ambasadave, ku drejtues mjeti ishte një person rreth moshës 60-vjeç. Pikërisht këta dy persona janë larguar dhe policia nuk ka pasur mjete logjistike për të vijuar vëzhgimin e tyre të mëtejshëm, por ka mundur vetëm të përgjojë bisedat telefonike.

Sapo hipën në makinën e mësipërme, Hermes Nikaj telefonon një vajzë ende e paidentifikuar, me të cilën zhvillon këtë bisedë të mëposhtme:

Zogu:O dashuria ime Vajza: Zogu: Ja erdha sa të bëj rruga, se o tu ardh nuk vonoj hajt edhe ikim në (emër lokali), pastaj të dy. Vajza: Mirë jetë

Vetëm pak minuta më pas sërish Zogu telefonon vajzën ende të paidentifikuar dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë, ku vajza e pyet nëse e njeh personin apo jo, me të cilin ishte planifikuar për të dalë.

Zogu: Dashurija Vajza: Hë jetë? Zogu: Dil shpirti ime Vajza: Me kë je njëherë, e njoh unë atë çunin apo jo? Zogu: Hajde hec se jam unë, jo. Hec. Se këtu jam tek furri i bukës. Vajza: Ku je o zog? Zogu: Hajt se po futem fiks. Vajza: Me çfarë makine je? Zogu: Me një makinë të bardhë të madhe Vajza: Këtu në rrugë jam unë Zogu: Hajde se të pashë, ec dhe pak

Pasi vajza ka hipur në makinë, në raportin e vëzhgimit thuhet se grupi i vëzhgimit nuk ka mundur të ndjekë lëvizjet e këtyre personave

Ikja në hotel me policen e biseda me të për pjesën…

Ndërkohë në datën 2 gusht 2019 një person që identifikohet si “Zio” bisedon me Hermes Nikaj. Ky person dyshohet se qëndron në një dhomë tek hotel “Autostrada”, aty ku Zogu në këtë datë dhe në orën 21:05 të mbrëmjes, kishte shkuar së bashku me punonjësen e policisë D.B. Mes Zogut dhe këtij personi që identifikohet si “Zio” zhvillohet kjo bisedë:

Zogu: Zemra ku je? Zio:…. Zogu: Hë hape derën Zio: A erdhe a?

Në 2 gusht 2019, agjentët e policisë kanë konstatuar se Hermes Nikaj ka dalë nga shtëpia dhe hipën në një automjet tip “Benz A Class”, ku drejtuese e mjetit ishte një vajzë. Nga ana e policisë ajo është identifikuar shumë shpejt, dhe kjo vajzë ishte punonjësja e policisë së Tiranës, me inicialet D.B. Në orën 21:05, automjeti ku udhëtonin këta dy persona dhe që po ndiqej nga policia, hyn në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe futet në ambientet e hotel “Autostrada”. Pasi parkuan automjetin, punonjësja e policisë dhe Hermes Nikaj, u futën brenda hotelit. Pasi kanë qëndruar 3 orë e 30 minuta në hotel, fiks në orën 01:20 agjentët e policisë kanë konstatuar se nga ambientet e brendshme të këtij hoteli kanë dalë Hermes Nikaj së bashku me punonjësen e policisë D.B. Bashkë me ta, kanë dalë njëherësh dhe 5 meshkuj të moshave të ndryshme që varionin nga 35 deri në 50 vjeç. Të shtatë personat janë ndarë në dy makina dhe më pas u larguan në mesnatë në drejtim të një klubi nate. Të shtatë personat hyjnë në club dhe dalin në orën 02:40, duke u larguar me makina secili në banesën e vetë. Fill pasi janë ndarë Hermes Nikaj, në orët e para të datës 3 gusht 2019 telefonon punonjësen e policisë D.B dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Zogu:Vajte në shtëpi zemër D.B: Vajta në shtëpi, më mori në telefon ai. E më tha arrite në shtëpi o shpirt? Po i thashë. Tha, po s’më zuri gjumi të bëj telefon më vonë. Mirë i thashë, telefonin po e mbaj hapur i thashë. Po e din kodin tim i thashë okej, në rregull në rregull më tha. Zogu: Mirë shpirti po flej gjumë D.B: Nëse ashtu, ti flej gjumë nesër në mëngjes të tregoj çdo gjë. Mirë jeta ime. Zogu: Hajt D.B: Çao jetë

Ndërkohë pasi kanë fjetur në mëngjes në orën 09:47 punonjësja e policisë D.B ka telefonuar Hermes Nikaj dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë.

Zogu: Ça po bën D.B: U zgjova nga gjumi dhe po më dhemb koka shumë Zogu: Edhe mua D.B: Edhe sa po zbrisja vetëm kur erdhi ajo që të thashë mbrëmë Zogu:Eeee. D.B: Ja tani sa po zbrisja të merrja diçka. E lashë aty në shtëpi, por po e fika telefonin besoj se e kupton ti shpirt Zogu: Mirë D.B: Besoj e kupton, po e fik mos më ngacmojë njeri. Ndërsa për pjesën, do flasim nga afër për një pjesë tjetër, mirë shpirto Zogu: Mirë D.B: Për atë letrën që të lashë në gjysëm mbrëmë Zogu: Mirë.

Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara ekskluzivisht nga Shqiptarja.com kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.