Kuriozitete

Për 28 vite pretendoi se ishte e verbër, arsyeja do t’ju lë pa fjalë

By admin

June 07, 2017

Një grua nga Spanja ishte shtirë e verbër, vetëm e vetëm që të mos u fliste njerëzve të cilët i takonte rastësisht në rrugë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Carmen Jimenez, nga Madridi i Spanjës e cila para 28 vitesh kishte pretenduar se ishte verbuar nga sytë.

Dhe kështu ajo u kishte thënë edhe familjarëve të saj, përfshirë edhe burrin.

Jimenez, sot 57 vjeçe, tanimë është kuptuar se kishte mashtruar, duke tronditur të gjithë, edhe pse siç thuhet familjarët shpeshherë kishin dyshuar rreth gjendjes së saj.

“Ndjehesha e bezdisur nga takimi me njerëz dhe përshëndetja me ta. Nuk është se jam ndonjë person i shoqërueshëm. Duke pretenduar një gjë të tillë, kam shmangur situata të tilla”, ka qenë arsyetimi i saj.Përveçse ka tronditur familjarët, ajo tanimë ballafaqohet edhe me një proces gjyqësor, pasi që shteti është dashur që, duke qenë e verbër, shteti i ka ofruar edhe një ndihmë financiare. /Telegrafi/