Pentagoni: Raketa verikoreane ishte balistike ndërkontinentale

Pentagoni: Raketa verikoreane ishte balistike ndërkontinentale

424
0

Koreja Veriore mbrëmë e ka lansuar një raketë balistike, që ishte e fundit në serinë e lansimeve, të cilat i kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon. Departamenti i mbrrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka detektuar dhe gjurmuar lansimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veeriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ateronte në Detin e Japonisë. Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale. “Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë… në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit. Duke folur për këtë lansim të raketës, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”. Ai nuk ka elabourar më tepër.