Pensionistët shqiptarë në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve/ Nga Faik Xhani

Pensionistët shqiptarë në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve/ Nga Faik Xhani

1163
0

 Sivjet  mbushen  27 vjet nga koha kur më 14 dhjetor 1990, Asamblea  e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 1 tetorin, si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve e shënuar në rezolutën 45/106. Kjo ditë filloi të festohet më 1 tetor të vitit 1991. Qëllimi kryesor i kësaj dite është ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimi për çështjet që prekin të moshuarit dhe se abuzohet me ta.

Data 1 tetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve, cilësohet edhe si një ditë që shërben për të vlerësuar kontributin e të moshuarve  në shoqërinë tonë.  Ky respekt e vlerësim për këtë kategori shoqërore ka qenë edhe është në programin e Kombeve të Bashkuara . Ai ka qenë dhe mbetet prioritar edhe në fokusin e punës të Shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Geriatri-gerentologjisë,  Demografisë,  ASAG, SANUS, QAKS “Nënë Tereza” etj. Si festë ka ngjashmëri me festën që zhvillohet në SHBA në kuadër të Ditës Kombëtare të Gjyshërve, me Ditën e të Moshuarve në Japoni, Ditën e Kapitalit të Gjelbër në Slloveni etj.  Respektit e kujdesit të moasharve , gjendjes se tyre si dhe përmirësimit të punës i kanë shërbyer edhe studimet e ndryshme e kryesisht 4 objektivat dhe 10 prioritetet e Kombeve të Bashkuara që u zbërthyen nga z. Alban Ylli në lokal “Mondjali” Tiranë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, është edhe autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet që lidhen me shëndetin. Ajo është gjithmonë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut në këtë ditë.  Sipas kësaj organizate të moshuarit  konsiderohen personat mbi 65 vjeç. OBSH-ja e konsideron moshimin si një fenomen global që është duke u rritur me shpejtësi. Ky moshim po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë, dukuri që vihet re edhe në Shqipëri, ku të moshuarit zënë 21 % të popullsisë dhe në qytetet e mëdha, si Tirana , Durrësi, Elbasani, Fieri, Shkodra , Korça etj. Në vitin 2050 pritet që 80 % e të moshuarve të jetojnë në vende më pak të zhvilluara. Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve  është festuar gjithnjë e më mirë edhe në Shqipëri. Kryesiht nën kujdesin e Shoqatës Geriatri-gerentologjisë me drejtuesit e saj Prof. Reshat Koçin, Dr. Alban Ylli e Genta Qirjakon. Bashkëpunmi i Shoqatës “BPPSH” me shoqatën Geriatri-gerentologjisë dhe me Ministrinë e Shendetësisë ka qenë efikas dhe ka ardhur duke u rrzitur dhe forcuar. Ky bashkëpunim e kordinim i punëve duhet të forcohet akoma më shumë në të ardhmen si me Ministrinë e Shendetësisë dhe Kujdesit Social ashtu edhe me Mnistrinë e Financave, Ekoomisë dhe Rinisë. Me rëndësi është edhe ngritja në një cilësi të re  e bashkëpunimit të degëve, nëndegëve  me drejtuesit e bashkive. Përvoja tregon se sa më i fortë është ky bashkëpunim, aq më mirë u shërbehet të moshuarve, edukimit dhe argëtimit të tyre. Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Moshuarve është kthyer në traditë edhe në vendin tonë. Ajo është festuar në forma të ndryshme. Herë janë bërë shetitje  të përbashkta në Kodrat e Liqenit, herë janë bërë takime e biseda tek “Tajvani”. Janë organizuar biseda të ndryshme për sëmundje si Suficecencën kardiake, për depresionin,  janë bërë matje tensioni e diabeti nga grupet vullnetare të degës së mjeksisë, janë shpërndarë fletë-palosje, bluza, stilolapsa, xhadra  etj. nga UNFPA-Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Janë organizuar kokteile e dreka pune me grupe pensionistësh në Tiranë, Fier, Klos, Mat etj. Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve ka si leitmotiv nevojën urgjente për tu kujdesur ndaj moshës së tretë në mënyrë që kjo grupmoshë të mos ndihet e braktisur, përkundrazi  e respektuar dhe e vlerësuar.

Po si paraqitet gjednja e të moshuarve në vendin tonë? Gjendja ekonomike e tyre paraqitet si vijon: “Pensioni mesatar i pleqërisë në zonat urbane është 16399 lekë, ndërsa për zonat urbane 9170 lekë. Sipas përceptimit të tyre dhe studimeve tona 1 ndër 3 të moshuar e ndjen veten të varfër ose shumë të varfër dhe vetëm 1.9 % të mirëqenë.  22 % e të moshuarve në zonat urbane dhe 35% në zonat rurale nuk kanë ngrohjen e mjaftueshme  për dimër. 76% e tyre nuk mund të marrin mishin, peshkun etj. veçse në raste festash.  26.6 % nuk mund të marrin shërbimet e duhura shëndetësore  për arsye ekonomike dhe 1ndër 4 të moshuar nuk marrin dot ilaçet me efektivitet të lartë që u rekomandjonë mjekët. Nuk përfitojnë udhtimin falas urban dhe me gjysëm çmim interurbanin. Nuk  frekuentojne falas llixhat, plazhet, Qendrat Klimaterike edhe pse shumica e tyre mbajnë vulën e djersës së tyre. Këto pasuri të palujtëshme janë në dispozicion të Sindikatave, të cilat fare, mandej aspak merren me të moshuarit dhe u krijojnë atyre mundësi pushimi e çlodhje të kulturuar, ndryshe nga pronari i ”Kompleksit Tirana” Besnik Mustafa, i cili prej shumë vitesh u ka krijuar pensionistëve shqiptar, kosovarë e maqedonas oferta të levërdishme për të frekuentuar plazhin e Golemit. E zymtë është edhe gjendja shëndetësore e të moshuarve shqiptarë. Çdo vit vdesin 31-32 mijë të moshuar. 80 % e vdekjeve i përkasin kësaj moshe.  Semundjet  kronike jo të trazmetueshme përbëjnë problemet shëndetsore kyç për përsonat e moshuar. 1 në 2 të moshuar vuan nga një sëmundje kronike. Në zonat rurale 60% e të moshuarve dhe 76% e individëve shumë të moshuar. Sëmundjet kardiovaskulare, cerebravaskulare dhe kanceri përbjënë tre shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit. Më konretisht sipas studimeve të rrjetit MOSHa : 63% e tyre vuajn nga sëmundjet kardiovaskulare, 25% nga diabeti, 32 %  gastrointenstinale,  8.7 % mushkëri,  40 %  kanë zbëhje ose humbje shikimi  ose 1 ndër 4 të moshuar dhe 1 ndër 2 shumë të moshuar.  1 ndër 4 të moshuar kanë problem dëgjimi dhe 1 ndër dy shumë të moshuar. 60% e të moshuarve kanë dhimbje dhe shqetësime shëndetësore . 5 % e të moshuarve janë në regjim shtrati, 10 % në zonat periurbane e rurale dhe 15 % e subjekteve shumë të moshuar. Problemet mendore dhe ata emocionale përbëjnë shqetësim për të moshuarit. Rreth 13-15 %  e të moshuarve 65 vjec e lart kalojnë ankth e depression. Në cdo 5 të moshuar 3 vuajn nga depresioni, deliumi dhe demenca prekin 10 % të moshuarve. Forma e shpeshtë e Demencës , alzhaimeri , të rënies së kujtesës të pasuar me mos orientim në kohë e në hapsirë , me ndryshime të  personalitetit e sjelljes duke evoluar deri në prekjen e të folurit dhe të ecurit , duke e bërë personin invalid të rëndë, të pamundur dhe të varur nga shoqërimi e ndima e të tjerëve. Po kështu sëmundjet degjenerative si artritet që prekin më shumë kyçet e këmbëve e të duarëve  dhe korrizet të moshuarve.  Rreth 1/3 e të moshuarve 65 vjeç e lart rrëzohen çdo vit dhe 20-30 % e tyre pësojnë dëmtime mesatare e të rënda.

Edhe pozicioni social i të moshuarve ështëiI brishtë. Ndonëse tek kjo grupmoshë janë shkencëtarët, artistët, krijuesite intelektualët më të mirë të vendit tonë nuk përfshihen në projektet e digastereve dhe drejtuesve vendor. Zëri të moshuarve është totalisht i neglizhuar. Përgjithësisht mungojnë zërat në buxhetin e shtetit dhe të pushtetit lokal për përfshirjen sociale të moshuarve në veprimtaritë krijuese, kulkturore, artistike, fizkulturoro-sportive , turistike etj. 

Aktualisht 92000 të moshuar janë të vetmuar e të braktisur, ca nga emigracioni e ca nga braktisja. 8 % e tyre nuk kanë asnjë kontakt gjatë javës me anëtarë të familjes, 1 ndër 3 të moshuar nuk takojne asnjë shokë apo shoqe në ditë. Vëtëm 18 % e të moshuarve janë të angazhuar në organizatat shoqërore 1 ndër 5 të moshuar kujdesen për familjarët e tyre të moshuar dhe me gjendje shënndetësore të rënduar.  Vetëm 14 % e të moshuarve angazhohen në ndonjë aktivitet fizik.  Janë këto të dhëna që nuk na lejojnë të kënaqemi, mandej as të festojmë me madhështi, por më shumë të ngremë zërin me forcë që qeveria, digasteret e në veçanti, Ministria e Shëndetësisë dhe e kujdesit Social , Ministrai e Financave, Ekonomisë e Punës dhe  pushteti lokal të rrisin kujdesin për të moshuarit. Të mos vazhdojnë punën rutinë, vetëm me një vizitë në shtëpitë e të Moshuarve . Edhe ata duhen, por më e rëndësishmja është që qeveria të rrisë masën e pensoneve, së paku 10 % në vit, të bëjë në çdo fillimviti indeksimin me çëmimet, të përmirësojë rrënjësisht shërbimin shëndetsor, të përfshijë në buxhetin e bashkive ngritjen e Qendrave Komunitare dhe organizimin e veprimtarive kulturore, artistike, argëtuese dhe edukuese për të moshuarit. Të ndërhyhet nga qeveria në pasuritë e palujtëshme të sindikatave  për një funksionim e menaxhim efikas në dobi të moshuarve. Të punohet gjithnjë e më shumë për hartimin e politikave sociale e strategjive konkrete mbi bazën e objektivave dhe rekoandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vlen për t’u theksuar në këtë ditë të shënuar Ndërkombëtare për të Moshuarit edhe interesimi e kontributi i Baskimit Europian, i cili veç të tjerave ka ndërmarrë projektin “Për gjithpërfshirjen sociale të moshuarve që të nxisin fuqizimin e sektorit civil në pesë vendset e Ballkanit Perëndimor. Në përgjigje të moshimit demokrafik. Ai synon të fuqizojë rrjetet e shoqërisë civile edhe në Shqipëri.  Në këtë kuadër organizohet edhe festa e Ndërkomëtare e të Moshuarve 1 tetori i sivjetëm. Gjithashtu janë ndërmarrë dhe do të realizhen disa miniprojekte të hartuara nga kryesia e përgjithëshme e Shoqatës “BPPSH” , dega Valias dhe dega Mat.  Këto miniprojekte do t’i thonë ndal muzgut të shtëpisë, izolimit të moshuarve, vetmisë, do t’i bëjnë sfidë stresit, pasivitetit dhe do të nxisin pjesëmarrjen aktive të moshuarve në komunitete respektive  dhe shoqatat ku aderojnë.  Ky aktivizim do t’i shërbejë më mirë rritjes së aktivitetit të moshuarve, nxitjes së iniciativës e vetveprimit të tyre, edukimit dhe argëtimit të tyre.  Suksese të gjithëve në realizimin e minipropjekteve duke treguar se Shoqata e “Bashkimiut të Përgjithshëm të Pensionistëve të Shqipërisë” dhe të tjerat si motra janë të denja, serioze dhe kanë kapacitetet e duhura për të zbatuar projekte të këtyre organizmave ndërkombëtare. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve, shëndet të mirë dhe lumturi në familje!

 

                                                     FAIK XHANI-Kryetar i Shoqatës “BPPSH”