Chinese Ambassador to the United Nations, Liu Jieyi, speaks at a UN Security Council emergency meeting over North Korea's latest missile launch on August 29, 2017 at UN Headquarters in New York. The UN Security Council denounced North Korea's latest missile test Tuesday, unanimously demanding that Pyongyang halt the program after a rocket was fired over Japan into the Pacific. The 15-nation body maintained its unity after Kim Jong-Un's latest provocation, with China and Russia agreeing to sign up to a statement condemning his isolated regime's action. / AFP PHOTO / KENA BETANCUR

Bota

PEKIN – Kina diskuton në OKB për një “reagim” pas testit balistik koreano-verior

By admin

August 30, 2017

 Kina po diskuton me anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një “përgjigje” pas lëshimit nga ana e Koresë së Veriut të një rakete balistike mbi territorin e Japonisë, njoftoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme.

Wang Yi u shpreh nga Pekini, disa orë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi në mënyrë të ashpër dhe unanime lëshimin e raketës të kryer të hënën nga ana e Phenianit.

“Kina, mbështetësja kryesore diplomatike e Koresë së Veriut është në fazë diskutimi me anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit rreth zhvillimeve të fundit të situatës”, deklaroi ministri, gjatë një konference shtypi fillimisht dedikuar samitit të ardhshëm të Brics (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut).

“Në bazë të konsensusit që do të arrijmë mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB, do të kemi përgjigjen e nevojshëm përballë këtij testi të ri koreano-verior”, njoftoi Wang./